75 Mall Live Search
16:57 / E Mërkurë, 16 Prill 2025 / Z S

PDK-ja do të jetë pjesë e seancës tjetër konstituive të Kuvendit

Pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila kërkoi që Kuvendi të mblidhet brenda 48 orëve pas dështimit të seancës konstituive ditën e djeshme, kanë reaguar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në një përgjigje për Indeksonline, Blerta Deliu-Kodra nga kjo parti u shpreh se PDK do të marrë pjesë në seancë dhe është e gatshme të vazhdojë procesin parlamentar.

“Po na obligon rregullorja që ta takohemi çdo 48 orë – dhe ne do të jemi aty,”, ka thënë Deliu.

Më tutje Deliu ka thënë se si PDK, kërkesa mbetet e njejtë sikurse në seancën e kaluar, pra dorëheqja nga Kurti dhe nga ana e ministrave./Indeksonline/