75 Mall Live Search
16:21 / E Premte, 14 Maj 2021 / B O

PDK-ja dorëzon në Kushtetuese vendimin për ndarjen e 11 milionë eurove për serbët në Veri

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndarjen e 11 milionë eurove, për pagesën e energjisë elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës.

PDK thotë se ky vendim i Kuvendit, i mbështetur nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe ka dëmtuar buxhetin, duke marrë në mënyrë anti kushtetuese taksat e qytetarëve, për të paguar energjinë e shpenzuar nga qytetarët dhe bizneset në veri të vendit.

Deliu-Kodra e PDK-së ka thënë se presin që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë në merita këtë rast dhe brenda afatit ligjor t’i japë të drejtë kësaj kërkese dhe ta shfuqizojë vendimin e Kuvendit.

“Brenda një periudhe 1 vjeçare qeveria e Albin Kurtit i ndau 21 milionë euro për energjinë e shpenzuar në veri të vendit nga qytetarët dhe bizneset atje. Me këto 21 milionë euro, Qeveria ka mundur të blejë vaksinat anti covid për të gjithë qytetarët e Kosovës e jo t’i mbyllë sytë para katstrofës pandemike që ndodhet vendi”, thuhet në reagimin e PDK-së, pas dërgimit të lëndës në Kushtetuese./Indeksonline/