PDK-ja e konfirmon se Krasniqit i është ofruar mbrojtje me rekomandim të Policisë së Kosovës

Policia e ka marrë në mbrojtje kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike të Kosovës, Valmir Klaiqi.
“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të policisë”, tha Klaiqi për Indeksonline./Indeksonline/