75 Mall Live Search
13:54 / E Martë, 19 Gusht 2025 / LB

PDK-ja e Lipjanit: Fshati Shalë është neglizuar me vetëdije, ky është një realitet i hidhur që s’mund të anashkalohet

Partia Demokratike e Kosovës në Lipjan ka thënë se fshati Shalë është neglizhuar me vetëdije nga pushtei lokal.

Sipas PDK-së në Lipjan, fshati për vite të tëra është lënë pas dorë nga pushteti lokal, duke u përballur sot me probleme serioze.

“Shalë nuk është harruar, por është neglizhuar me vetëdije. Ky është një realitet i hidhur që nuk mund të anashkalohet. Fshati Shalë, një prej vendbanimeve me potencialin më të madh zhvillimor në Komunën e Lipjanit, për vite të tëra është lënë pas dore nga pushteti lokal, duke u përballur sot me probleme serioze, për të cilat nuk është ofruar asnjë zgjidhje”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Në reagim janë përmendur edhe një sërë mungesash e problemesh infrastrukturore e shëndetësore, si: QKMF që nuk ofron shërbim 24-orësh, pavarësisht nevojave të përditshme për emergjenca, mungesa e një autoambulance, e cila, sipas PDK-së, rrezikon drejtpërdrejt jetën e banorëve.