PDK-ja fiton në Klinë (FOTO)

Në rezultatet preliminare të zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë shumicën e votave në Komunën e Klinës.
Në bazë të disa rezultateve të siguruara nga Indeksonline, PDK-ja ka marrë rreth 4.631, e dyta LVV-ja me 4159, AAK-ja me 3939 dhe LDK-ja me 2739.
Gjithësej në këtë komunë, kanë pasur të drejtë vote 50,796 qytetarë./Indeksonline/
