22:09 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

PDK-ja humbëse e zgjedhjeve, fiton vetëm pesë komuna

Partia Demokratike e Kosovës del të jetë partia humbëse e zgjedhjeve lokale në vend.

Nga 38 komuna sa ka gjithsej Kosova, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të fitojë vetëm pesë komuna.

PDK që njihet si ndër partitë më të “fuqishme” në vend që nga paslufta, nga partitë udhëheqëse në vend këtë herë duket të jetë ‘shembur’, shkruan Indeksonline.

Dragash, Drenas, Shtime, Ferizaj dhe Kaçanik, jenë komunat në të cilat PDK arriti të sigurojë përqindjen e nevojshme për t’i drejtuar në mandatin e ardhshëm./Indeksonline/