75 Mall Live Search
18:11 / E Premte, 13 Mars 2026 / MSH1

PDK-ja i përgjigjet ftesës së Kurtit për takim

Partia Demokratike e Kosovës e ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti, për ftesën për takim rreth çështjes së presidentit.

Në një deklarim zyrtar thuhet se PDK-ja mbetet e hapur për komunikim dhe dialog politik sa herë që kjo i shërben stabilitetit institucional dhe interesit të vendit.

Megjithatë, kjo parti thekson se në rrethanat aktuale, duke pasur parasysh se Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme që pezullon procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe çdo veprim të mëtejshëm të Kuvendit në këtë drejtim, PDK vlerëson se është e domosdoshme të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës, i cili pritet deri më 31 mars dhe që do të qartësojë hapat e mëtejmë institucionalë.

“Partia Demokratike e Kosovës beson se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe i procedurave institucionale është mënyra më e përgjegjshme për të garantuar stabilitet politik dhe institucional në vend” thuhet në komunikatë.