75 Mall Live Search
11:46 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

PDK-ja ia merr një shef LDK-së, 3 ditë para zgjedhjeve

Në përfundim të fushatës zgjedhore në vend, Partisë Demokratike të Kosovës i është bashkuar edhe një prej personaliteteve më të zëshëm të LDK-së.

Flamur Shala, ish-shef i Grupit të asamblistëve të LDK-së në Komunën e Prishtinës tashmë është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Veseli me këtë rast tha se PDK-ja ka  njerëzit më të dëshmuar, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më atdhetarë që garantojnë cilësi në vendimmarrje për një të ardhme më të mirë.

Postimi i plotë:

Një prej personaliteteve kryesore të LDK-së, i cili ishte më i zëshmi në dekadën e fundit për Prishtinën, Flamur Shala, nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ishte Shef i Grupit të Asamblistëve të LDK-së, zëvendëskryesues dhe asamblist për shumë vjet në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Partia Demokratike e Kosovës ka njerëzit më të dëshmuar, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më atdhetarë, që garantojnë cilësi në vendimmarrje për një të ardhme më të mirë. #PDK112