PDK-ja mban numrin 191 në zgjedhjet lokale, Krasniqi: Bashkë, përpara

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi partia që udhëheqë do të kandidoj me numër 191 në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook u shprehe se me kandidatët më të mirë për kryetarë, këshilltarët më të përgatitur komunalë dhe programin më zhvillimor, jemi gati për fitore.
“Me numrin 191, PDK-ja hyn në zgjedhjet lokale për t’ua sjellë komunave të Kosovës modelin e qeverisjes #MaMirë – me punë, përgjegjësi dhe vizion. Me kandidatët më të mirë për kryetarë, këshilltarët më të përgatitur komunalë dhe programin më zhvillimor, jemi gati për fitore. Bashkë, përpara”, ka shkruar Krasniqi./IndeksOnline/