PDK-ja me kandidat të ri në Skenderaj, kjo është lista e Sami Lushtakut!

Sami Lushtaku, kandidati i ri i PDK-së për kryetar të Komunës së Skenderajt, ka prezantuar listën që do ta bartë për zgjedhjet lokale.
Lushtaku do të garojë në zgjedhjet e 12 tetorit bashkë me 30 kandidatë për Asamble Komunale, shkruan IndeksOnline.
“Sot, si kandidat për kryetar të komunës së Skenderajt në zgjedhjet e 12 Tetorit, kam kënaqësinë të prezantoj listën e kandidatëve tanë për Kuvendin Komunal, një listë që përfaqëson qytetin dhe të gjitha bashkësitë tona lokale.
Kjo është një listë e mbushur me profesionistë të fushave të ndryshme, me njerëz të përkushtuar dhe të vendosur për të punuar për të mirën e përbashkët përmes unitetit, besimit dhe vizionit për një Skenderaj të zhvilluar e të drejtë.
Me këtë ekip, ne jemi të bindur se do të vazhdojmë rrugën e zhvillimit, duke i dhënë prioritet punës dhe projekteve zhvillimore, transparencës dhe interesit të qytetarëve tanë!” shkroi Lushtaku.
Lushtaku aktualisht është nënkryetar i Skenderajt, teksa kryetar aktual i komunës është bashkëpartiaku i tij, Fadil Nura./IndeksOnline/