PDK-ja pret ftesë nga Mustafa për çështjen e presidentit, ndërsa nga VV-ja për mocion më serioz

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha se janë duke pritur ftesë nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa për të diskutuar çështjen e presidentit.
Hoxhaj i pyetur nëse janë kontaktuar nga Mustafa apo kryeministri Avdullah Hoti për tryezën lidhur me çështjen e presidentit tha se ata Hotin nuk e shohin si partner në këtë proces sepse ai është një kryeminstër, ndërsa për Mustafën si kryetarë të LDK-së tha se presin ftesë.
Megjithatë Hoxhaj ka përsëritur qëndrimin e partisë se kandidati dunet të jetë nga PDK-ja.
“Qasja jonë është e qartë ne duam që vendi të mos mbetet pa kreun e saj, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë nëse dojnë votat tona, kandidati duhet të jenë nga radhët e PDK-së”, shtoi ai.
Hoxhaj sa i përket mocionit të mosbesimimit të Vetëvendosjes ka thënë se ata presin që kjo parti të iniciojë një mocion serioz.
“VV nëse e ka synim rrëzimin e Qeverisë duhet të na dërgojë ftesë pasi ajo e ka incuar mocionin, dhe ne vendimet si marrim në studio televizive. Po ta iniconte Pdk ne do ta ftonim”, u shpreh ai.