12:44 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

PDK lëshon sallën e kuvendit për shkak të koeficientit

Deputetët e PDK-së kanë lëshuar sallën e Kuvendit, në shenjë revolte për koeficientin në vlerë 105.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se  shprehin zhgënjimin e tyre për këtë koeficient, për të cilin tha se është një koeficient I mjerimit dhe se sipas tij, demotivon të gjithë të rinjtë e të rejat që duan të jenë pjesë e administratës.

“Si grup parlamentar kërkojmë nga qeveria e Kosovës që ta rishqyrtojë edhe njëherë këtë çështje, sepse e thellon edhe më shumë krizën tonë”, tha Tahiri.

Pasi konfirmuan largimin e tyre, Konjufca kërkoi që ata të mos i marrin mëditjet, për çka Tahiri pranoi.