12:46 / E Enjte, 27 Korrik 2023 / S Z

PDK lëshon sallën e Kuvendit, s’merr pjesë në votim

Deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së e kanë lëshuar seancën e Kuvendit.

Kjo erdhi menjëherë pas deklaratës së shefit të këtij grupi, Abelard Tahirit, i cili tha se ata nuk do të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

“Nuk do të marrë pjesë në këtë votim nuk do të bëjmë propozim për asnjë kandidat”, ka thënë Tahiri.