21:39 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

PDK madhështore në Malishevë me Isni Kilajn

Partia Demokratike e Kosovës me programin e saj Rimëkëmbje po vazhdon të jetë e pranishme në çdo cep të vendit.

Një mobilizim dhe një frymë mjaftë pozitive po shihet në teren, teksa janë të rinjtë ata të cilët po përkrahin dhe po e gjejnë veten brenda këtij subjekti politik.

Kjo u pa edhe gjatë vizitës së kandidatit për kryeministër në radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj,  në qytetin e Malishevës.

Ai u prit nga qindra të rinj, të cilët edhe treguar mbështetje të fuqishme për vizionin e Hoxhajt për rimëkëmbje.

Veç Hoxhajt, atyre iu drejtua edhe kryetari i degës së PDK-së në Malishevë Isni Kilaj.

“Rinia malishevase mbështet fuqishëm kryeministrin në ardhje profesor Enver Hoxhaj dhe vizionin e tij për rimëkëmbje.

Ky është konfirmimi i fitores së PDK-së në Malishevë!”, shkruhet në faqen zyrtare të PDK-së në Malishevë./Indeksonline