PDK mban nesër konferencë për media, nuk tregon arsyen

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrë konferencë për media për ditën e premte.
Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të kësaj partie në ora 11:00, raporton IndekOnline.
PDK në njoftimin e saj nuk ka treguar arsyen e mbajtjes së kësaj konference.
Mbetet të shihet nesër nëse në këtë konferencë do të prezantohet ndonjë alternativë nga PDK në lidhje me djalin nga ngërçi politik në të cilin është futur vendi tash e disa muaj. /IndeksOnline/