75 Mall Live Search
15:06 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

PDK-ja mbledh kryesinë, nis përgatitjet për një seancë të jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot në orën 16:00 një mbledhje urgjente të kryesisë për zhvillimet e fundit politike në vend.

Siç bëhet e ditur nga Zyra e shtypit e PDK-së, menjëherë pas mbledhjes së kryesisë do të ketë konferencë shtypi.

Në këtë mbledhjen të kryesisë së PDK-së pritet të vendoset për thirrjen e Kuvendit pë një seancë të jashtëzakonshme dhe për këtë tashmë PDK-ja ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve.

Këto zhvillime të reja nga partia më e madhe opozitare vijnë pas ceninit të raporteve Kosovë-SHBA, që po ndodhin si pasojë e sjelljeve të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.