PDK mbledh nënshkrimet për shfuqizimin e vendimit për pronat në Badovc

Shefi i asamblesë së PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri bën të ditur që PDK në Prishtinë ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e vendimit për pronat në Badovc.
Ai thekson që ka tre orë që ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve, dhe derisa PDK po merrte nënshkrimet e nevojshme në terren, LVV doli me njoftim publik për iniciativë të njëjtë.
Retkoceri tha që “Për ne nuk ka pasë asnjëherë randësi kush thërret mbledhje. Këtë e kemi dëshmuar edhe me rastin e mbledhjes për faljen e tatimit në pronë. Nuk kemi nevojë as tash për protagonizmin e njejtë. Ne mbështesim cilëndo thirrje për anulimin e vendimit.”
Postimi i plotë:
Kemi më shumë se tre orë prej që kemi filluar procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e vendimit të dëmshëm për Badovc, me arsyetimin e bashkëngjitur.
LVV kishte thënë publikisht se e mbështetë nëse marrim konfirmimet e nevojshme ligjore dhe i’u qasëm në bazë të fjalëve të tyre publike për të vepruar për të mirën e përbashkët. Derisa po merrnim nënshkrimet e nevojshme në terren, pamë që LVV doli me njoftim publik për iniciativën e njejtë. Shumë mirë.
Për ne nuk ka pasë asnjëherë randësi kush thërret mbledhje. Këtë e kemi dëshmuar edhe me rastin e mbledhjes për faljen e tatimit në pronë. Nuk kemi nevojë as tash për protagonizmin e njejtë.
Ne mbështesim cilëndo thirrje për anulimin e vendimit.