PDK me tubim madhështor me gratë dhe vajzat e Gjakovës

Partia Demokratike e Kosovës ka organizuar një takim të veçantë me gratë dhe vajzat e komunës së Gjakovës, në mbështetje të kandidatit për kryetar të Komunës, z. Ervin Shabani.
Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka bërë të ditur se pjesëmarrja masive dhe energjia e treguar nga gratë e Gjakovës janë sinjal i qartë për një përkrahje të fuqishme dhe të organizuar drejt ndryshimeve pozitive në këtë komunë.
“Sot u tregua energjia dhe bashkëpunimi i grave të komunës sonë. Pjesëmarrja juaj tregoi se së bashku mund të bëjmë ndryshime të mëdha dhe të ndërtojmë një të ardhme më të fortë për Gjakovën,” ka deklaruar Beqa.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe figura të njohura të PDK-së, përfshirë znj. Vlora Çitaku, znj. Safete Hadergjonaj, znj. Ganimete Musliu dhe znj. Ariana Musliu Shoshi, të cilat dhanë përkrahjen e tyre për fushatën dhe vizionin e partisë në Gjakovë.
Beqa theksoi se përkrahja për gratë ka qenë dhe mbetet një prej prioriteteve të Partisë Demokratike të Kosovës.
“PDK gjithmonë ka përkrahur gratë dhe vazhdon t’i mbështesë me të gjithë fuqinë e saj, duke e bërë përfaqësimin e tyre një prioritet të vërtetë,” shtoi ai./IndeksOnline/