22:07 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

PDK me tubim madhështor në Burojë të Thaçit

Partia Demokratike e Kosovës sonte ka mbajtur një tubim madhështor në fshatin Burojë, të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, shkruan IndeksOnline.

Në Burojë sonte u pa një mobilizim i jashtëzakonshëm i simpatizantëve të PDK-së.

Me flamuj kuq e zi në duar qindra qytetarë u mblodhën për të përkrahur partinë që dikur udhëhiqej nga Hashim Thaçi./IndeksOnline/