PDK me video për “sukseset” e Kurtit: Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime !

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi, ka publikuar një video, përmes së cilës kritikohet qeverisja dy vjeçare e kryeministrit Albin Kurti.
Krasniqi ka shkruar se për dy vjet qeverisje, ka pasur vetëm arsyetime dhe dështime. Në videon 30 sekondëshe përmendet afera e Martin Berishajt, zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Asociacioni dhe Marrëveshja e Ohrit./Indeksonline/