PDK po merr pjesë në tryezën e thirrur nga Vetëvendosje
Partia Demokratike e Kosovës po merr pjesë në tryezën e subjekteve politike të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.
PDK-ja po përfaqësohet nga Shefi i GP Memli Krasniqi, ani pse deri tani nuk e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.
Tryeza është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës dhe po drejtohet nga lideri i VV-së, Albin Kurti.
Përndryshe, PDK, AAK, Nisma dhe PSD, janë shprehur kundër që temë kyçe e tryezës së partive politike të thirrur nga VV-ja, të jetë konsensusi për zgjedhje të parakohshme, por VV-ja vazhdon të insistojë që kjo temë, duhet të jetë temë qendrore e tryezës.