12:06 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

PDK mirëpret vendimin për rinumërim votash

Anëtarit të KQZ’së nga radhët e PDK’së, Betim Gjoshit, i ka pëlqyer vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të rinumërohen votat në Prishtinë dhe Prizren.
Këtë ai e lidh me transparencë.

“Vendimet e PZAP’it i kemi detyrim me i zbatu. Nuk shoh asgjë të keqe nga transparenca. Është mirë të jemi transparent. Është mirë me qenë atje dhe shoqëria civile, mediat ejterë, që me pa rezultatin atje në Qendër të Numërimit”, ka thënë Gjoshi.