75 Mall Live Search
14:12 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

PDK mohon të ketë nisur negociata me LDK për votimin e projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Pas raportimit në medie, se kanë nisur negociatat LDK-PDK, për të marrë votat e kësaj të fundit në lidhje me votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në lexim të dytë, zyrtarë të PDK-së kanë mohuar një gjë të tillë.

Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi në një prononcim për IndeksOnlinen, ka thënë se nuk kanë nisur asnjë negociatë dhe i mbahen qëndrimit të tyre, se pa u marrë parasysh kërkesat e tyre, nuk do ta votojnë projektligjin.

“Nuk ka negociata. Ne e kemi bërë të qartë që nga fillimi që ligji duhet të plotësohet. Ne i kemi dërguar një numër të caktuar të propozimeve, që janë masa konkrete e financiare për sektorin privat, punëtorët e sektorit publik që janë duke luftuar pandeminë si edhe mbështetje për prodhuesit vendorë”, tha Bytyçi për IndeksOnlinen.

Sipas tij në momentin që Qeveria pajtohet me propozimet e PDK-së, atëherë partia e tij do ta votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.