PDK në konferencë për media, Hoxhaj qartëson çështjen “Veseli – Fajdexhinjtë”
Partia Demokratike e Kosovës pak minuta më parë e ka mbajtur një konferencë rreth rastit të një videoje krimi ku ishte përmendur emri i kryetarit të partisë, Kadri Veseli.
Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxha në konferencë tha se Veseli nuk ka të bëjë asgjë me videon, transmeton Indeksonline.
”Ai nuk ka pasur te beje me persona qe janë shfaqur aty as me tema qe janë folur aty.”, tha Hoxhaj.

Tutje, ai tha se PDK kërkon që të ky rast të mos anashkalohet dhe e vërteta të dal në shesh.
“Ne si PDK nuk duam të heshtim në raport me këtë ngjarje.”, tha ai.

Ndërsa, Hoxhaj tha se para pesë viteve PDK e kishte denoncuar Rrahim Hashimin, po ashtu tregoi se Xhavit Haliti kishte bërë një denoncim në polici dhe kishte dhënë dëshminë në prokurori.
Tutje, ai tregoi që Haliti kishte dërguar prova si mesazhe telefonik drejt prokurorisë.
Në fund Hoxhaj tha se PDK e sheh sundimin e ligjit si shtyllë themelore dhe vitale për shtetin e Kosovës./Indeksonline/