75 Mall Live Search
19:06 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / H F

PDK në Lipjan akuzon pushtetin lokal: Nënkalimi shkatërroi rrugën me katër korsi, menaxhment i dobët

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, ka akuzuar pushtetin aktual të Imri Ahmetit për menaxhment të dobët.

Përmes një ‘reel’ të publikuar në ‘Facebook’, PDK atje ka thënë se nënkalimi i prezantuar si projekt modern ka bllokuar rrugën me katër korsi, në vend që të sillte lehtësime.

Tutje, akuzohet edhe për mirëmbajtjen e rrugëve, ku në pamjet e publikuara shihen mbeturina të shpërndara nëpër shesh.

“Qyteti jonë është lodhur me premtime boshe dhe projektet e dështuara. Nënkalimi, që u paraqit si investim modern, në vend që të sjellë lehtësi, ka shkatërruar rrugën me katër korsi. Sot, ai është bërë pengesë, jo zgjidhje. Nëpër rrugë, mbeturinat tregojnë qartë mungesën e kujdesit për pastërtinë dhe shëndetin e qytetarëve. Sheshi i qytetit, që duhej të ishte krenaria jonë dhe vendi ku qytetarët ndihen mirë, është i lënë në harresë, pa mirëmbajtje dhe pa gjallëri”, thuhet në video.

“Kostoja? Shumëfish më e madhe se vlera e punimeve. Këto nuk janë thjesht gabime teknike, janë pasqyra e një menaxhmenti të dobët. Qyteti ynë meriton më shumë. Meriton investime që sjellin zhvillim të vërtetë”.