75 Mall Live Search
23:20 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / OSH

PDK në Pejë për mandatin e ri të koalicionit me LDK-në, pritet të hyjë me drejtorë të rinjë

Partia Demokratike e Kosovës në Pejë, pritet që edhe formalisht të jetësoj koalicionin qeverisës katër vjeçar 2021-2025 me LDK-në fituese në komunën e Pejës.

Një hap i parë u hodh edhe në seancën solemne të Asamblesë Komunale të Pejës, mbajtur më 30 Nëntor, kur me prezencën në sallë dhe votat e PDK-së, u zgjodhë kryesuesi i Asamblesë komunale nga radhët e LDK-së, Rexhep Kurtbogaj.

Dega e PDK-së zyrtarisht ende nuk ka folur për koalicionin, as për drejtoratet që do të ndajnë dhe as për emërimet nga radhët e tyre, mirëpo burime të sigurta dhe të afërta me  ‘RADIO 1’ brenda këtij subjekti mësojnë se koalcioni LDK-PDK në Pejë, do ndodhë dhe atë shumë shpejt edhe formalisht ndërsa që drejtorët nga radhët e këtij subjekti do të jenë emra të rinjë dhe të dëshmuar në procesin e fundit zgjedhor, të zgjedhjeve të 17 Tetorit.

“Koalicioni do te ndodhë, shumë shpejt edhe formalisht. PDK ka marrë sukses në këto zgjedhje dhe mund tju them me siguri, se do të ketë ndryshim edhe tek drejtoritë që i kemi udhëhequr deri më tash e poashtu edhe emra të rinjë të drejtorëve. Marrë parasysh këtu që drjetorët që i kemi pasur kanë treguar rezultat të lartë, ideja është që ne jemi shumë të interesuar që ta freskojmë komplet këtë pjesë e aty do të kemi emra të rinjë, të dëshmuar në procesin e fundit të 17 Tetorit. Mos të harojmë se vetvetiu do ketë edhe ndyrshime nga ana e Asamblesitëve tonë.”-tha ky burim për ‘RADIO 1’.

I njëjti burim ka rikonfirmuar se ekskluziviteti për tërë procesin në fjalë i takon Deputetit të Kuvendit të Kosovës Xhavit Halitit, që është edhe kryetar i degës së PDK-së në Pejë.