10:11 / E Hënë, 17 Shkurt 2020

PDK në Prekaz, përkulen para sakrificës së Familjes Jashari: Këtu i ka rrënjët liria e pavarësia!

Në përvjetorin e 12 të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, qysh në orët e para të mëngjesit, Prekazi legjendar po vizitohet nga qytetarë e personalitete të vendit.

Homazhe në nder të sakrificës e heroizmit të familjes Jashari, kanë edhe edhe strukturat dhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka publikuar disa fotografi nga këto homazhe, derisa ka shkruar:

Për nderë të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, së bashku me deputetë e struktura të Partisë Demokratike të Kosovës, bëmë nderime në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Këtu i ka rrënjët liria dhe pavarësia e Kosovës. Falë gjakut të dëshmorëve festojmë sot të lirë e të pavarur në shtetin tonë, Republikën e Kosovës.

Urime të gjithë shqiptarëve 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.