75 Mall Live Search
13:47 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / A. M.

PDK në Prizren konfirmon mbështetje nga PLE-ja e Veton Berishës

PDK-ja ka konfirmuar se ka siguruar një mbështetës të ri në Prizren. Bëhet fjalë për partinë e Veton Berishës, PLE-në.

Kjo është konfirmuar edhe nga kandidati për kryetar, Shaqir Totaj.

“Përkrahjen për balotazh e kam siguruar edhe nga Partia Liberale Egjiptiane, e cila u bë pjesë e vizionit për ndryshim që së bashku me qytetarët do të fitojë me 14 nëntor. Falënderoj kryetarin e PLE, Veton Berisha, për besimin në programin tonë dhe mbështetjen për të qeverisur mirë e përgjegshëm në Prizren. Së bashku ndërtojmë Prizrenin e të gjithëve”, ka shkruar ai. /Indeksonline/