75 Mall Live Search
21:39 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / AR

PDK në Suharekë zgjedh Murtez Zekollin kandidat për kryetar të komunës

Kryesia e PDK-së, dega në Suharekë ka nominuar Murtez Zekollin për kryetar të kësaj komune.

Përmes një komunikate ata thonë se Zekolli përkrahjen e plotë edhe të strukturave të nëndegëve të partisë, shkruan Indeksonline.

Komunikata e plotë:

Sot me datë 09.06.2021, kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Therandë, unanimisht nominon kandidatin për kryetar komune Prof. Dr. Murtez Zekollin.

Situata politike e degës, si dhe rezultati i zgjedhjeve të fundit, ka bërë që kryesia e degës në Therandë të mendoj për zgjedhjet lokale dhe ti jap mundësi alternativave të reja.

Nënkryetari i degës, Murtez Zekolli ka qenë dhe mbetet njëra prej figurave më unike dhe progresive e Partisë Demokratike në Therandë.

Murtez Zekolli mori përkrahjen e plotë edhe të strukturave të nëndegëve të partisë.

Besojmë fuqishëm në shtrirjen e fuqisë së tij politike dhe rekrutimin e figurave të reja në përkrahjen e kandidatit të PDK-së në komunën tonë.

PDK, Therandë