13:23 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

PDK nënshkruan koalicion me këtë subjekt politik

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka njoftuar se kanë nënshkruar koalicion me Lëvizjen për Drejtësi.

“Dua t’i uroj z.Sylejman Qerkezi mirëseardhje në listën tonë si kandidat në kuadër të listës sonë. Dua ta siguroj që do të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë që ta ndryshojmë Kosovën pas një viti të vështirë që kemi pasur në vitin 2020”, ka thënë Hoxhaj, transmeton IndeksOnline.

“Na bashkon vendosmëria jonë për të pasur një rimëkëmbje kombëtare. Sot kemi nënshkruar një koalicion të bashkëpunimit se si ta udhëheqim Qeverinë e ardhshme të Kosovës”, ka shtuar ai. /IndeksOnline/