75 Mall Live Search
09:38 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / A. M.

PDK-ja ngrin pjesëmarrjen në Kuvend, shkak zhvillimet në Speciale, e fton VV-në dhe Nismën t’i bashkohen!

Partia Demokratike e Kosovës ka ngrirë pjesëmarrjen në Kuvendin e Kosovës gjatë kësaj jave. Kështu ka bërë të ditur deputeti i këtij subjekti, Abelard Tahiri.

Mospjesëmarrja në aktivitetet e legjislativit lidhet direkt me zhvillimet e fundit, konkretisht Gjykatën Speciale.

Tahiri u bëri thirrje edhe partive të tjera politike që t’i bashkohen kësaj nisme, shkruan Indeksonline

“Nuk do të marrim pjesë në Kuvend. Na duhet unitetit për shkak të zhvillimeve të fundit. Zhvillimet kanë pasur efekt të rëndë në rrafshin institucional. Ishte provokomi për shtrembërimin e së vërtetës që e dinë të gjithë.

PDK-ja beson fuqishëm në luftën e drejtë të UçK-së dhe kauzën e saj nga regjimi gjenocidial i Millosheviqit. Besojmë se nga dëshmori i parë e deri te i fundit të gjithë e kanë dhënë jetën për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Presim nga partitë e tjera politike që t’i bashkohen kësaj nisme, sidomos nga VV-ja dhe Nisma”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/