PDK nuk do ta zëvendësoj Astrit Ademajn, vendos të mos ketë kandidat në Pejë

Kryesia e PDK-së në Pejë ka vendosur që të mos nxjerr kandidat të ri në pas vdekjes tragjike të Astrit Ademajt.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë, Rajan Arapi.
“Jo mbreme kemi pas mbledhjen e kryesise ne Peje, dhe unanimisht jemi pajtuar qe ne keto zgjedhje lokale te shkojm pa kandidat per kryetar te Pejes. E gjitha ne shenje mirenjohje dhe respekti per vepren e te ndjerit kolegut e shokut tone te ndjere Astrit Ademaj“, ka thënë Arapi.
Ademaj u vra mbrëmjen e 8 shtatorit para shtëpisë së tij në Pejë, ku bashkë me të i vdekur u gjet edh eish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj. /IndeksOnline/