PDK nuk i ndal aderimet, ekipit të Hoxhajt i bashkëngjitet aktivisti i shoqatës shqiptaro-amerikane

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të ketë prurje të reja para zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, sonte prezantoi, Arben Dautaj si pjesë të programit të PDK-së, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Enver Hoxhajt:
Programit të rimëkëmbjes iu bashkua edhe Arben Dautaj, ish-profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, bashkëthemelues i klubit atdhetar “Jusuf Gërvalla” në New York, aktivist i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane dhe përfaqësues në Dhomën e Tregtisë, në Komitetin e Menaxhimit dhe Bordit të drejtorëve në New York.
I lindur në Shkabaj të Gllanasellës, Arbeni u largua nga Kosova pas demonstratave të vitit 1981 dhe që nga atëherë ai ka qenë aktiv në veprimtarinë politike të shqiptarëve. Prandaj, Kosova duhet ta bëjë diasporën pjesë të drejtpërdrejtë të shtetndërtimit, zhvillimit dhe të rimëkëmbjes. Dhe PDK-ja ka plan konkret për këtë!
Arbeni, si një biznesmes i suksesshëm, me dijen dhe përvojën e tij, do të jetë pjesë e programit tonë. Si forca më serioze politike në vend, dyert i mbajmë gjithnjë hapur për profesionistë të fushave të ndryshme. Mirë se na vjen Arben Dautaj!