PDK: Përgjysmimi i shtesave për personelin mjekësor nga Qeveria Kurti është skandaloz

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë Kurti për përgjysmimin e shtesave të mjekëve dhe pensionistëve.
Sipas PDK-së ky është vendim skandaloz dhe se Qeveria Kurti po e dërgon ekonominë drejt kolapsit, transmeton Indeksonline.
“Pikërisht kur pritet rritja e mbështetjes për ekonominë e goditur nga pandemia, ndodhi e kundërta. Qeveria përgjysmëoj ndihmat për disa kategori e për disa i largoj krejt. Ne e cilësojmë si vendim skandaloz dhe i ngutshëm kundrejt heronjve të pandemisë.”
“Po ashtu shprehim shqetësimin për uljen e shtesave për pensionistet duke marr parasysh shpenzimet për barna. “
“Qeveria Kurti me vetdije po e qo ekonominë drejt kolapsit”, tha deputetja e PDK-së, Floreta Zejnullahu në konferencën për media./Indeksonline/