PDK përmbyllë zgjedhjet në 200 nëndegë
Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme ku po zgjedhen strukturat e reja partiake për jetësimin e platformës politike të kryetarit Kadri Veseli në Dekadën e Re.
Nga 1200 nëndegë sa ka PDK-ja, deri këtë të diel janë mbajtur zgjedhjet në 200 prej tyre, ndërkaq pjesëmarrja e qytetarëve në gjitha kuvendet shihet të jetë e madhe, ku më shumë se 10 mijë qytetarë kanë marrë pjesë deri tani në procesin zgjedhor.
Gjatë dy ditëve të këtij vikendi janë mbajtur 50 kuvende zgjedhore në komuna të ndryshme, ku pjesëmarrja e qytetarëve të interesuar për tu bërë pjesë e PDK-së në Dekadën e Re është shumë e madhe.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2018/12/48380751_221165282136259_8906064444346335232_n-1024x576.jpg)
Në nëndegën e lagjes Arbana në Prizren kanë marrë pjesë 256 delegatë të profileve të ndryshme.
Procesi zgjedhor po vazhdon në të njëjtën kohë në të gjitha degët e PDK-së nëpër Kosovë, ndërsa në vazhdimësi PDK-së po i bashkëngjiten profile të ndryshme të intelektualëve, profesorëve dhe shumë profile të reja./Indeksonline/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2018/12/48403227_329331761001333_8482078342470696960_n-1024x576.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2018/12/48406484_1670094986459445_7971864157878222848_n-1024x576.jpg)