75 Mall Live Search
17:14 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

PDK propozon krijimin e një fondi për nxënësit në nevojë në Mitrovicë

Kryetari i Rinis Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot ka propozuar krijimin e një fondi të veçantë për të gjitha mjeteve të nevojshme shkollore për nxënësit në nevojë në Komunën e Mitrovicës, shkruan EkonomiaOnline.

Bislimi në shkrimin e  tij ka thënë se propozimi i tij është votuar ndërsa ka shkruar se pritet implementimi e komunës.

Shkrimi i tij i plotë:

Jam i lumtur që përmes aktivizmit politik dhe përfaqësimit qytetar të arrijmë të bëjmë punë të mira për qytetin dhe shtetin tonë.

Sot në emër të PDK-së propozova krijimin e një fondi të veçantë për asistencë në blerjen e të gjitha mjeteve të nevojshme shkollore për nxënësit në nevojë në Komunën e Mitrovicës.

Propozimi u votua si rekomandim drejtuar ekzekutivit të Komunës. Presim implementim të shpejtë të këtij rekomandimi, me qëllim të lehtësimit të shkollimit për nxënësit tanë.

DIJA ËSHTË E SHENJTË DHE SHTYLLË E KOMBIT!