PDK-ja propozon Memli Krasniqin nënkryetar Kuvendi, Bedri Hamzën shef të Grupit parlamentar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot deputetët e rinj të PDK-së, ku është diskutuar për mbarëvajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.
Në këtë mbledhje të Grupit parlamentar, PDK-ja ka emëruar Bedri Hamzën shef të Grupit parlamentar, ndërsa deputetin Memli Krasniqi do ta propozojnë për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, ka njoftuar PDK.-ja