PDK: Qeveria e Hotit të mos llogarisë në votat e partisë sonë

Pak minuta më parë ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, për të vazhduar me disa pika të rendit të ditës siç janë shqyrtimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Qeveria e Hotit nuk duhet të llogarisë në votat e partisë së tij, pasi që fillimisht duhet të jenë prioritet ligjet që u dalin në ndihmë qytetarëve në këtë kohë pandemie.
“Kjo qeveri edhe ajo që shkoi, janë të të njejtës monedhë. Qasja e tyre është e njejtë. Në këtë rrjedhojë të këtyre zhvillimeve mos pritni vota nga PDK-ja, sepse në radhë të parë duhet të jenë ligjet që ndihmojnë qytetarët e vendit. Këto pika thjesht i sjellin për të mbushun rendin e ditës, ky është mashtrim i ri.”, ka thënë Kransniqi. /Indeksonline/