75 Mall Live Search
11:01 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / OSH

PDK rikthehet në Vushtrri/ Ferit Idrizi prin me mbi 10 mijë vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar rezultatet përfundimtare për kryetar komunësh në zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan IndeksOnline.

Sipas të dhënave, kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi prin në komunën e Vushtrrisë me 291 vota përparësi.

Idrizi mori gjithsej 10 247 vota në zgjedhjet lokale apo 34.81%.

Kurse, kandidati i LDK-së, i cili udhëheqi Vushtrrinë katër vite, Xhafer Tahiri mori 9 956 sosh apo 33.82%, shkruan IndeksOnline.

Edhe në këtë  komunë, sikurse në 20 të tjera, do të mbahen zgjedhjet përsëri më 14 nëntor.

Kujtojmë se zgjedhjet e kaluara në balotazh shkoi LDK me VV. /IndeksOnline/