75 Mall Live Search
20:18 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

PDK-së në Drenas i bashkohet ish-shefi i Grupit Parlamentar të Nismës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se Grupit Parlamentar të PDK-së në asamblenë komunale i është shtuar ish shefi i grupit parlamentar të Nismës, Nexhemdin Bala.

Përmes një shkrimi në facebook, Lladrovci ka thënë se Bala nuk ka pranuar post ekzekutiv, por vetëm i është bashkuar Grupit Parlamentar të kësaj partie, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Lladrovcit në facebook:

“Me qëllim të fuqizimit të ekzekutivit, kam dashur që të bëj edhe emërime të deputetëve aktiv në poste ekzekutive. Ndër ata që i konsideroja të përkushtuar dhe aktiv i kam ofrue post ekzekutiv, prof. Nexhmedin Balës.
E falënderoj Prof. Bala për sinqeritetin. Ai nuk e ka pranuar postin ekzekutiv, por për respekt dhe vlerësim, ai i është bashkuar Grupit Parlamentar të PDK-së. Vota jonë në Asamble, është unike, dhe kemi shumicën për vendime në dobi të qytetarëve.
Faleminderit Prof. Balaj!/Indeksonline/