PDK-së në Malishevë i largohen dy asamblistë
Dy asamblistë të Kuvendit Komunal të Malishevës, nga sot kanë braktisur Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Kastriot Berisha dhe Florentina Zulfaj-Gashi sot u larguan nga PDK-ja dhe dolën si asamblistë të pavarur.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, vet Berisha e konfirmoi një gjë të tillë para të pranishmëve.
Pas fjalimit, ai bashkë me asamblisten Zulfaj-Gashi ndërruan edhe ulëset e tyre, duke u larguar nga ato të caktuara për PDK-në.
Kujtojmë se Berisha ishte anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës që nga viti kur është formuar. /Indeksonline/