16:34 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / AR

PDK: Seanca u ndërpre në mënyrë abritrare, pikërisht kur pritej diskutimi për Trustin

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë që seanca e sotme është ndërprerë në mënyrë të paprecedentë, në momentin kur po pritej të diskutohej për Trustin.

“Me javë të tëra, kemi pa arsye dhe forma të ndryshme që është penguar për me ardh deri në votimin e kësaj pike. Pra, edhe sot në mënyrë të paprecedentë dhe në mënyrë arbitrare është ndërprerë seanca e Kuvendit, pikërisht kur ishim te pika e diskutimit të Trustit; pra një kërkesë rreth 695 mijë kontributpaguesve dhe në mënyrë të paprecedentë ndërpritet seanca dhe thuhet se do të vazhdojë nesër”. ka thënë Tahiri në një konferencë për media.

Tutje Tahiri tha që nëse do të ndërpritet seanca apo do të vazhdojë këtë e vendos vetë seanca me mocion procedural e jo kryetari i kuvendit.

Ndyrshe në mungesë kuorumi, seanca e së mërkurës në të cilën ishte paraparë shqyrtimi i tërheqjes nga Trusti e mbajtur të mërkurën është shtyrë për të enjten.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se seanca do të nisë të enjten në orën 10:00.