22:24 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

PDK shpreh keqardhje për kandidimin për kryetar komune të të dënuarit

Në emisionin “Jeta në Kosovë” në të cilin u diskutuan zgjedhjet lokale të vitit 2017, anëtari i kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë që kandidimi i Florim Shkretës për kryetar të komunës së Hanit të Elezit ka qenë një lëshim i partisë.

“Kandidimi i tij ka qenë lëshim i PDK-së, ajo nuk do të duhet të ndodhte. Ka qenë një gabim i joni, na është përvjedhur si gabim”, ka thënë Tahiri.