PDK sqaron Aktgjykimin e Kushtetueses: Partia e parë s’ka të drejtë të bllokojë procesin

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, rreth sqarimit për të detajuar nga Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, si dhe po prezantohen të gjitha veprimet e kësaj partie në përputhje me këtë vendim dhe në frymën e saj institucionale.
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda tha se qëllimi i kësaj konference nuk është deklarimi i qëndrimeve të partisë, por thjesht sqarimi për vendimin e lartpërmendur.
“Do flas për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, dhe çështjen e votimit të fshehtë”, tha Gruda.
Gruda para gazetarëve shfaqi paragrafin 130 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku vuri në pah se pavarësisht se partia fituese ka të drejtë të propozojë kryeparlamentarin, sipas tij, nuk ka të drejtë të bllokojë procesin.
