PDK: Të themelohet Muzeu i dhimbjes në Stacionin e trenit në Prishtinë

Në ditën ndërkombëtare të refugjatëve deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha ka kujtuar problemin e refugjatëve në nivel botëror.
Ajo tha se me nismën e tyre do themelohet Muzeu i dhimbjes që kujton eksodin e qytetarëve të Prishtinës, ide kjo e iniciuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, shkruan Indeksonline.
“Ky stacion tani në mbrojtje të trashëgimisë kulturore meriton që të përbrendësojë të gjitha këto dhimbje dhe sfida të refugjatëve kosovarë për ti kujtuar, për të mos harruar.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli që nga maji i vitit 2019 propozoi që ky stacion të shndërrohet në muze të dhimbjes.
Ai e ritheksoi këtë edhe para një muaji si nevojë për të memorizuar historinë e Kosovës si dhe rëndësinë që ajo ka për brezat e rinj.
Sot me këtë nismë do ta fuqizojmë drejt realizimit të këtij qëllimi dhe së shpejti të themelohet ky muze”, tha ajo.
“21 vite më parë gjysma e popullatës së Kosovës kishin marrë epitetin refugjat.
Mbi 600 mijë jashtë Kosovës dhe 400 mijë të tjerë të zhvendosur brenda territorit të Kosovës.
Personalisht kam qenë një nga ta.
Që nga data 1 prill 1999 deri më 13 qershor isha në Maqedoni dhe lash prapa gjithcka pa e ditur nëse do të ktheheshim.
Ky vend ku jemi sot shënon stacionin i cili u bë vendtakim nga zori, dhuna dhe presioni.
Këtu treni nuk kishte kaluar mbi 10 vite radhazi, prej se kur stacioni i trenit i ri ishte bërë në Fushë Kosovë.
Treni ecte me qëllim që ti depërtonte shqiptarët prej tokës së saj.
Treni i refugjatëve barte me vete rrëfime të shumta të padëgjuara e të pathëna.
Aq shpejt kemi harruar apo nuk kemi dashur të flasim
Lufta përfundoi dhe ne u kthyem sërish në Kosovë
Ky stacion i zbrazët nga pasagjerët mund të mbushet sërish me rrëfimet e tyre.
Në këtë ditë të bukur, dua të falendëroj Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi të cilat hapën dyert e tyre për ta na akomoduar të gjithëve.
Sot dua t’ju them faleminderit edhe organizatave ndërkombëtare të cilat ndihmuan të gjithë refugjatët pa dallim.
Dua ti falenderoj edhe shtetet perëndimore që hapën dyert e aeroplanëve për të na pranuar si refugjatë.
Dua të falenderoj UÇK-në dhe NATO-n që mundësuan clirimin e Kosovës dhe ne të kthehemi në vendin tonë.
Ky stacion tani në mbrojtje të trashëgimisë kulturore meriton që të përbrendësojë të gjitha këto dhimbje dhe sfida të refugjatëve kosovarë për ti kujtuar, për të mos harruar.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli që nga maji i vitit 2019 propozoi që ky stacion të shndërrohet në muze të dhimbjes.
Ai e ritheksoi këtë edhe para një muaji si nevojë për të memorizuar historinë e Kosovës si dhe rëndësinë që ajo ka për brezat e rinj.
Sot me këtë nismë do ta fuqizojmë drejt realizimit të këtij qëllimi dhe së shpejti të themelohet ky muze.”