15:35 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

PDK thërret konferencë në orët e pasdites, s’tregohet për çfarë?

Partia Demokratike e Kosovës pritet që pasditen e sotme të mbajë një konferencë me gazetarë, duke mos treguar për çfarë teme do të flitet.

“Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, sot, në ora 16:00, mbahet Konferencë për media”, thuhet në njoftimin e partisë, shkruan Indeksonline

Ndryshe, gjatë ditës së sotme konferencë me gazetarë ka mbajtur edhe kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli.

Ai është deklaruar rreth një  video të publikuar dje në media ku përmendej emri i tij rreth një rasti për fajde.

Veseli i ka hedhur poshtë akuzat duke parlajmëruar se do t’i shkojë deri në fund këtij rasti.

Kryeetari i Kuvendit ka konfirmuar se do të jep dorëheqje në rast se del vërtetohet se është i përfshirë në këtë skandal. /Indeksonline/