75 Mall Live Search
12:17 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

PDK thotë se LDK-ja po manipulon me vota në Sllatinë

Dega e Partisë Demokratike e Kosovës, dega në Fushë Kosovë thotë se në Sllatinë LDK-ja po ndikon në manipulimin e votive.

Ata kanë reaguar duke bërë thirrje për hetim të këtij keqpërdorimi.

Ky është reagimi:

Në Sllatinë të Fushë Kosovës është duke ndodhur keqpërdorim i votuesve nga ana e LDK-së, ndikim në manipulim e kontroollim të votave.

Për PDK-në kjo është e papranueshme dhe ne reagojmë duke bërë thirrje për hetim të këtij keqpërdorimi që po bëhet nga LDK-ja në Fushë Kosovë.

Vullneti i lirë i qytetarë për të votuar është i garantuar dhe ne kërkojmë që urgjentisht të ndërhyhet për ta ndërprerë këtë manipulim.