PDK: Vendimi antikushtetues, referendumi mund të shpallet vetëm nga presidentja

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zjgedhjeve, Ilir Gashi, e ka cilësuar anti-kushtetues caktimin e datës 21 prill për votimin për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.
Gashi, i cili abstenoi sot në votimin në KQZ, ka thënë se vendimi nuk është kushtetues.

“Sot kemi trajtuar peticionin gjegjësësisht nënshkrimeve të qytetarëve serb në veri për t’u marrë mandatin 4 kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore!”, tha ai.
Sipas Gashit të PDK-së, ky udhëzim ka prodhuar ndërhyrje flagrante në KQZ. “Ky udhëzim ka prodhuar ndërhyrje flagrante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve! Ne i subordinohmi vetëm vendimeve të Presidentes kurdo që ajo shpallë datën e zgjedhjeve”, tha Gashi.
“Bazuar në përvojen time që nga vitit 2010 në këtët institucion, bazuar në Ligjin për Zgjedhje dhe Kushtetutës së Kosovës ku thotë se KQZ është organ që administron zgjedhje, konsideroj se data e referendumit nuk mundë të shpallet nga KQZ, por nga Presidentja e Kosovës”, tha ai.
Ai tha se abstenimi im në këtë vendim është i bazuar në Ligjin mbi Zgjedhje dhe Kushtetutën e Republikës.
Fjala e plotë e Ilir Gashit, anëtar nga radhët e PDK-së në mbledhjen e KQZ-së:
Të nderuar,
Sot kemi trajtuar peticionin gjegjësësisht nënshkrimeve të qytetarëve serb në veri për t’u marrë mandatin 4 kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore!
Kjo mundësi i’u është ofruar qytetarëve të udhëhequr nga Lista Serbe nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Pushtetit Lokal përmes hartimit të një udhëzimi antikushtetues, të cilit KQZ si institucion i pavarur nuk i subordinohet.
Ky udhëzim ka prodhuar ndërhyrje flagrante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve!
Ne i subordinohmi vetëm vendimeve të Presidentes kurdo që ajo shpallë datën e zgjedhjeve.
Bazuar në përvojen time që nga vitit 2010 në këtët institucion, bazuar në Ligjin për Zgjedhje dhe Kushtetutës së Kosovës ku thotë se KQZ është organ që administron zgjedhje, konsideroj se data e referendumit nuk mundë të shpallet nga KQZ, por nga Presidentja e Kosovës.
Abstenimi im në këtë vendim është i bazuar në Ligjin mbi Zgjedhje dhe Kushtetutën e Republikës.
Unë udhëhiqem nga parime që mbrojnë institucionin nga ndërhyrjet e jashtme dhe fuqishëm mbroj të drejtën kushtetuese të KQZ-së.