11:41 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / AR

PDK: VV po i zhgënjen aktivistët e saj, për ta më shumë kanë përparësi nipi, daja e halla

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për rekomandimin e shkarkimit të bordit të RTK-së, ka shfaqur kritika ndaj Qeverisë Kurti.

Sipas tij, Qeveria Kurti, po bashkëpunon me hajna, ndonëse ishin votuar për t’i çuar në burg ata, njofton Klan Kosova.

”Ju sot jeni shndërruar në një ndërmarrje të madhe për punësim të familjarëve. Ju s’dini kurgjë tjetër. Ju sot po e kallxoni fytyrën e vërtetë”.

”Ju veç hajnat nuk guxoni me i çu në burg, sepse vjedhin bashkë me juvë”.

”Çdo vepër e mirë që del prej qeverisjes së mirë, e mirëpres sepse jetoj në këtë vend, i rris fëmijët e mi në këtë vend”.

”Po i zhgënjeni edhe aktivistat e juj, sepse më shumë ka përparësi nipi, daja e halla sesa ata”.

”Jemi në një situatë zhgënjyese. Ju krejt debatet që i bëjmë në këtë Kuvend për 100 ditë, janë punësimet. Pra, nepotizmi po del të jetë vlera më e madhe e juaja. Është normale që s’ka me ju shku gjatë. Sepse në zgjedhjet e ardhshme ju do ta merrni goditjen nga qytetarët e Kosoëvs. Sepse ju keni marrë votën me i çu hajnat në burg, e sot hajnat ju i keni bashkëpunëtorë, vjedhin për juve, sot ju knaqni për ta”.