75 Mall Live Search
17:10 / E Martë, 15 Gusht 2023 / MSH

“Peace Festival” në Shkup, Grubi ndan pamje nga atmosfera

Në kryeqytetin maqedonas, Shkupin, është organizuar “Peace Festival”, nën patronatin e zëvendëskryeministrit Artan Grubi.

Ishte pikërisht Grubi që ndau entuziazmin e tij për edicionin e dytë të këtij festivali që mbushi përplot sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Ai ka ndarë një video-ppërmbledhje të atmosferës së asaj nate të jashtëzakonshme në Shkup.

“Peace Festival solli freskinë që i mungonte qytetit! Vazhdojmë me punë të sinqertë për të festuar të arriturat e rradhës në rrugëtimin europian të vendit! Falënderoj gjithësecilin prej jush që masivisht dhe përtej çdo parashikimi morët pjesë mbrëmë në Sheshin Skenderbe dhe që në mënyrën më dinjitoze e madhështore kontribuat në mbarëvajtjen e aktiviteteve për të shënuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit” ka thënë Grubi pas përfundimit të festivalit.